Vulin: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bënë një hap të fortë përpara në rrugën drejt integrimit më të madh të shqiptarëve

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 13:18
Vulin: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bënë një hap të fortë përpara në rrugën drejt integrimit më të madh të shqiptarëve

I sanksionuari i Amerikës, nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin e ka bërë një lidhje mes votës së Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me integrimin e shqiptarëve.

“Proverbi rumune thotë: “Rumania ka dy miq, Detin e Zi dhe Serbinë”, shpresoj se do të arrijnë ta ruajnë Detin e Zi. Kjo sepse Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një hap të fortë përpara në rrugën drejt integrimit më të madh të Shqipërisë. Ata zgjodhën vetë  këtë rrugë” tha zëvendëskryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin, para autoriteteve në Rumani pasi Mal të Zi dhe Maqedonia e Veriut votuan pro rezolutës për Srebrenicën.

(Kosova Sot Online)