Mediumi i Zelandës së Re shkruan për historinë e një familje nga Kosova që iku nga lufta

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 13:34
Mediumi i Zelandës së Re shkruan për historinë e një familje nga Kosova që iku nga lufta

Një familje e cila iku nga Kosova e shkatërruar nga lufta dekada më parë, iu bashkua refugjatëve të tjerë për të reflektuar mbi të kaluarën e tyre të hidhur dhe të tashmen më të sigurt.

Refugjati shqiptar i Kosovës Burim Rakovica, gruaja e tij shtatzënë dhe gjashtë vajzat e tyre u larguan nga vendi për në Auckland, qytet në Zelandën e Re, 25 vjet më parë.

Burimi u emocionua teksa kujtoi frikën e vazhdueshme nga përditshmëria në vendlindje.

“Duhej të fshiheshim. Çdo ditë në s’i kemi përdorur dritat”, tha ai për 1Neës, një medium shumë i ndjekur në Zelandë të Re, 

“Ata e shqyen makinën vetëm për të parë nëse i fshehëm gjërat në zona të ndryshme”, tha vajza e tij Marigona Rakovica, duke fshirë lotët.

“Kur shikuam jashtë dhe [pamë se] kishte të shtëna armësh në të gjithë pronën tonë”.

Sot, famija Rakovica iu bashkua komunitetit shqiptar të Kosovës për mbjelljen e pemëve në Qendrën për Zhvendosjen e Refugjatëve.

“Njëzet e pesë vjet dhe ende iku kaq shpejt sepse jeta është shumë e bukur, shumë e mirë”, tha Burimi.

“Faleminderit qeverisë. Ata na japin mundësi për të rritur fëmijët tanë. Ne jemi krenarë që jemi këtu dhe falënderojmë njerëzit e Zelandës së Re”.

(Kosova Sot Online)