Liqeni i Batllavës në të ardhmen do të bëhet me një zip-line

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 14:15
Liqeni i Batllavës në të ardhmen do të bëhet me një zip-line

Liqeni i Batllavës në të ardhmen do të bëhet me një zip-line, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë Komuna e Podujevës në një njoftim për media në lidhje me takimin që kryetari Shpejtim Bulliqi, zhvilloi gjatë ditës së sotme me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP në Kosovë, Nuno Queiros.

“Gjatë këtij takimi biseduan për projektet që janë duke u realizuar dhe po realizohen në Komunën e Podujevës, ku theks të veçantë i kushtoi projektit të Zip Line që planifikohet të realizohet në Liqenin e Batllavës”, u tha në komunikatë.

(Kosova Sot Online)