Tahiri: Puna e Kuvendit ka degraduar, me zor mund ta mbajmë në jetë edhe një tetë muaj deri te zgjedhjet e rregullta

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 14:29
Tahiri: Puna e Kuvendit ka degraduar, me zor mund ta mbajmë në jetë edhe një tetë muaj deri te zgjedhjet e rregullta

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se 30 maji do të jetë dita e fundit për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka shtuar se është mirë që të reflektohet, duke hapur rrugë zgjedhjeve të reja në qershor apo korrik.

“Puna e Kuvendit ka degraduar deri në atë pikë saqë me zor mund ta mbajmë në jetë edhe një tetë muaj deri te zgjedhjet e rregullta. Mirë është të reflektojmë, t’i hapim rrugë zgjedhjeve të reja në qershor apo korrik. Tash dy javë jemi në komunikim më intensiv, dhe do vazhdojmë në vijim deri te momenti, siç e kemi thënë këtë të enjte do të jetë dita e fundit për shpërndarjen e Kuvendit, apo 30 maji. Nëse deri më 30 maj nuk arrijmë koordinim për shpërndarjen e Kuvendit e humbim mundësinë që qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit më 30 qershor apo 7 korrik. Është dita e fundit dhe nuk do t’i ndalim përpjekjet”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)