Në këtë vend të Kosovës vetura me tre persona bie në lumë

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 17:21
Në këtë vend të Kosovës vetura me tre persona bie në lumë

Raportohet se një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dubovë të Pejës, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoi se në veturë kanë qenë tre persona, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Sipas Gashit, personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)