![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Kostovicova: Serbia dhe udhëheqësia aktuale serbe e kanë ndërtuar legjitimitetin e tyre
![Kostovicova: Serbia dhe udhëheqësia aktuale serbe e kanë ndërtuar legjitimitetin e tyre](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/17/auto_vucic-1-600x3601715942092.webp)
Udhëheqësia e Serbisë ka arritur që me sukses të përziejë përgjegjësinë kolektive me atë individuale sa u përket krimeve të luftës, ndonëse e dimë që drejtësia ndërkombëtare bazohet në idenë e përgjegjësisë individuale. Kështu thotë Denisa Kostovicova, profesoreshë e politikave globale në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Në fakt, nëse e lexoni tekstin e rezolutës, aty nuk përmendet përgjegjësia kolektive e asnjë grupi”, ka thënë ajo, duke iu referuar rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që e njeh 11 Korrikun si Ditë Ndërkombëtare për Kujtim të Gjenocidit në Srebrenicë.
Sipas Kostovicovas, Serbia dhe udhëheqësia aktuale serbe e kanë ndërtuar legjitimitetin e tyre në narrativën historike që vë në pikëpyetje, minimizon dhe mohon rolin e tyre në luftërat dhe shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet ’90.
(Kosova Sot Online)