Një i mitur dhe një 18-vjeçar në pranga për rrëmbimin në Prishtinë

  • E.k /
  • 25 May 2024 - 10:41
Një i mitur dhe një 18-vjeçar në pranga për rrëmbimin në Prishtinë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy personat e dyshuar për rrëmbimin që kishte ndodhur në Prishtinë të enjten në mbrëmje.

Sipas njoftimit, njëri është 18 vjeç me inicialet A.K. dhe tjetri Y.S. i mitur.

Gjatë bastisjeve në dy lokacione është gjetur një thikë që dyshohet se është përdorur në rast.

Sipas njoftimit, njëri është 18 vjeç me inicialet A.K. dhe tjetri Y.S. i mitur.

“Prishtinë 23.05.2024 – 03:52. Sot me datë 24.05.2024 rreth orës 10:30 janë realizuar dy kontrolle në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë njëri prej tyre i mitur, tek ky i fundit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Policia kishte njoftuar të premten se si ka ndodhur rrëmbimi.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)