![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/20/200x200_kosova-keshilli-europes1716206769.jpg)
Lexoni edhe:
Kushti i vendosur ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE rrezikon të paraqitet kush edhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meeqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, atij i janë gjetur dhe sekuestruar tri armë dhe tre karikatorë me 14 fishekë.
Ai është dërguar në mbajtje, derisa viktima ka pranuar trajtim mjekësor. “Prishtinë 24.05.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online )