Inaugurimi i Ambasadës së Kosovës në SHBA, O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka publikuar pamjet nga inaugurimi i ambasadës së Kosovës në Washington ku mori pjesë edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, përcjell “Kosova Sot Online”.
O’Brien në hyrje të fjalimit të tij të shkurtë dha zotimin se SHBA-ja do të jetë gjithmonë mike e Kosovës.
“SHBA-ja ka qëndruar dhe do të qëndrojë përherë si një mik dhe partner i devotshëm i Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, Gërvalla shkroi se “inaugurimi i objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, pronë e shtetit tonë, në shërbim të mërgatës dhe dëshmi e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe SHBA-së”.
(Kosova Sot Online)