Lexoni edhe:
Mirlind Daku i pandalshëm në portat e Rusisë, shënon prapë golin tjetë për Rubin Kazanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 26.05.2024 ka kujtuar përvjetorin e masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ajo ka thënë se vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren. Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”- ka thënë Osmani.
(Kosova Sot Online )