Shoferi në Klinë gjobitet me 200 euro, voziti me afat të skaduar të regjistrimit
Policia e Kosovës ka njoftuarse një shofer që voziste me afat të skaduar të regjistrimit është gjobitur të shtunën në Klinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai është gjobitur me 200 euro.
Policia ka njoftuar se automjeti i është sekuestruar përkohësisht.
Postimi i plotë:
Stacioni Policor nё Klinё, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 25.05.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur kundёrvajtёsin i cili drejtonte automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit.
Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba:
· 200 euro
· Sekuestrimi i përkohshëm i automjetit
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.
Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik.
(Kosova Sot Online)