
Osmani uron Nauseda-n për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Gitanas Nauseda për rizgjedhjen e tij në krye të presidencës lituaneze, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se mezi pret që bashkë me presidentin e Lutianisë të vazhdojn partneritetin dhe bashkëpunimin për avancimin e Kosovës drejt rrugës euroaltantike.
“Mezi presim të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë së bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Congratulations, dear @GitanasNauseda, on your reelection as President of Lithuania!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 27, 2024
Looking forward to continuing our strong partnership and cooperation, and to working together to advance Kosovo's Euro-Atlantic path. 🇽🇰🇱🇹 pic.twitter.com/2QxhBUrMG1
(Kosova Sot Online)