
ASK njofton se Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, ka bërë të ditur se të dhënat paraprake, preliminare, priten të publikohen në fillimin e muajit korrik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kastarti tha se pritjet janë që në Kosovë të jenë 1.6 milionë banorë.
Mirëpo, ai shtoi se të dhënat finale publikohen një vjet pas datës së regjistrimit.
“ASK-ja ka kohë të publikojë të dhënat paraprakë, preliminare, në fund të muajit gisht, ne do të mundohemi që të dhënat të jenë më herët edhe propozimi i parë që jemi dakorduar pritet që të dhënat paraprake të publikohen në fillimin e muajit korrik. Por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritjet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, ka thënë Kastrati të hënën.
“Të dhënat finale duke u bazuar në praktikat e mëhershme, publikohen një vjet pas datës së regjistrimit por deri në 15 muaj. Tani planifikojmë t’i publikojmë mbas gjashtë muajve”, ka deklaruar tutje Kastrati.
(Kosova Sot Online)