Osmani: NATO është fati i Kosovës

  • E.k /
  • 27 May 2024 - 12:51
Osmani: NATO është fati i Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë, ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më proNATO në gjithë botën.

“NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në gjithë botën. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, bashkë me aleatët, që të avancojmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani në “X”.

(Kosova Sot Online)