Borrell: Në Ukrainë numri i njerëzve të vrarë gjatë aksioneve ushtarake

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 14:08
Borrell: Në Ukrainë numri i njerëzve të vrarë gjatë aksioneve ushtarake

Sulmin në qendrën tregtare në Kharkiv, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Këshillin e Punëve të Jashtme në Bruksel, e ka konsideruar si krim lufte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai deklaroi se ky sulm tregon edhe njëherë krimet dhe mizoritë që po kryen Rusia në Ukrainë. 

“Në luftën e vazhdueshme në Ukrainë numri i njerëzve të vrarë gjatë aksioneve ushtarake po rritet në të dy frontet, nëse mund ta quani bombardimin e një supermarketi kur ai është plot me njerëz aksion ushtarak. Sulmi në qendër tregtare në Kharkiv të shtunën e kaluar është një tjetër shembull i krimeve të luftës dhe mizorive të kryera nga Rusia”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

(Kosova Sot Online)