Dështimi për t’u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi

  • E.k /
  • 28 May 2024 - 07:53
Dështimi për t’u anëtarësuar në KiE, Von Cramon: Uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e zhgënjyer për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Cramon tha se shpreson që ky të mos jetë shansi i humbur përgjithmonë dhe kjo të jetë, duke thënë se uron që kjo të jetë vetëm një shtyrje e vendimit.

“Më vjen shumë keq! Ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”, ka thënë Cramon, në një intervistë.

(Kosova Sot Online)