Lexoni edhe:
Policia gjermane anulon pushimet për Europianin e futbollit, të përgatitur dhe mobilizuar kundër huliganëve
Krerët e koalicionit opozitar shqiptar VLEN do të jenë pjesë e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përpos kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami që do ti kthehet detyrës së kryetarit të komunës së Tetovës, transmeton "Kosova Sot Online".
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi sot pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Me zgjedhjen në këtë detyrë, ai paraprakisht është dorëhequr nga posti i kryetarit të kësaj partie dhe në vend të tij detyrën do ta kryen deputeti Bekim Sali.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari pritet që të jetë ministër i shëndetësisë, duke lënë detyrën e të parit të komunës. Taravari rikthehet në këtë detyrë pas më shumë se 7 viteve, kur ishte pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, dhe që doli ministri më i suksesshëm për disa muaj të udhëheqjes të dikasterit të shëndetësisë.
Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti po ashtu do të lë mandatin e deputetit dhe do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.
(Kosova Sot Online )