Po bënin gara të kundërligjshme, gjobiten dy shoferë me 400 euro në Mitrovicë
Janë gjobitur dy shoferë pasi u kapën duke bërë gara të kundërligjshme në trafikun rrugor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Ata janë gjobitur me 400 euro, 4 pikë negative dhe dhjetë muaj heqje të patentë shoferit.
“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor. Kundërvajtësit janë hasur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjobat prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh.”
(Kosova Sot Online)