
Stano për masat e BE’së: Raporti po finalizohet

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që po hartohet rreth asaj nëse Kosova ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj saj e që më pas do t’iu prezantohet shteteve anëtare, është ende duke u finalizuar, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Raporti është ende duke u finalizuar”, tha shkurt Stano për këtë çështje.
(Kosova Sot Online)