Komuna e Prishtinës del me njoftim

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 16:13
Komuna e Prishtinës del me njoftim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Komuna i ka thënë banorëve në Emshir/ Kalabria që të drejtohen në QMF’të tjera më të afërta.

“Të nderuar banorë të lagjes EMSHIR/KALABRIA, ju njoftojmë që nga data 03.06.2024 fillojnë renovimet në QMF-7, andaj luteni në mirëkuptim që për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës. Ju faleminderit në mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)