
Prizren: Një polic goditet me veturë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti e ka goditur me veturë një zyrtar policor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)