
Dodik ka një mesazh përçarës për ata që votuan pro rezolutës për Srebrenicë

Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik po e vazhdon në heshtje luftën dhe nxitjen e urrejtjes ndaj shteteve që votuan pro rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai këtë herë publikoi një foto të një billbordi video që tregon votimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi Rezolutën mbi gjenocidin e Srebrenicës.
Billbordi tregon trengjyrëshin serb, stemën e Serbisë dhe stemën e RS-së dhe numrin 109. Ky është numri i përgjithshëm i vendeve që ishin kundër Rezolutës ose abstenuan.
Nga ana tjetër është numri 84, numri i vendeve që votuan për Rezolutën, me flamujt e Gjermanisë dhe sponsorët e tjerë të dokumentit.
“Kështu duket sot Republika Srpska, një mesazh – krenare Srpska dhe Serbia” – njoftoi Dodik në rrjetin X.
(Kosova Sot Online)