EULEX flet për operacionet në veri

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 20:31
EULEX flet për operacionet në veri

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka bërë të ditur se ky mision është i mandatuar të ndihmojë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë me qëllim që ato të jenë të qëndrueshme, llogaridhënëse, dhe të munden të garantojnë në mënyrë efektive të drejtat e secilit, pa diskriminim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në deklarimin e tyre, EULEX-i ka theksuar se monitorimi është komponentë esenciale e mandatit të tyre.

“Për ushtrimin efektiv të kapacitetit tonë të monitorimit të thuktë, neve na duhet të kemi edhe prezencë fizike në skenën e aktiviteteve që kryhen nga institucionet e Kosovës përgjatë tërë zinxhirit të drejtësisë”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

(Kosova Sot Online)