Bankat në Kosovë fitime marramendëse në katër mujorin e parë të vitit

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 20:10
Bankat në Kosovë fitime marramendëse në katër mujorin e parë të vitit

Rreth 58 milionë euro kanë arritir të fitojnë Bankat në Kosovë në katër mujorin e parë të këtij viti.

Duke u bazuar në “Sistemin Financiar mujor- prill 2023” të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore bankat kanë arritur t’i inkasojnë 157.1 milionë euro, prej të cilave 121.3 milionë euro janë të hyra në emër të interesit

Fitimi i bankave është arritur kryesisht nga interesi i kredive të lëshuara.

Deri në fund të muajit prill të këtij viti bankat kanë lëshuar 5 miliardë e 141 milionë euro kredi, që përbën një rritje prej 12.7 për qind.

Norma mesatare e interesit është raportuar të ketë qenë 6.1 për qind.

Kosovarët gjatë kësaj periudhe kohore kanë qëndruar mirë edhe me kursime.

Raporti njofton se deri në fund të muajit prill në bankat kosovare janë depozituar 6 miliardë e 31 milionë  milionë euro, që përbën një rritje prej 8.2 për qind.

Norma mesatare e interesit të depozitave është raportuar të ketë qenë 2.5 për qind.

(Kosova Sot Online)