Detaje nga operacioni 'Dinari serb'

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 20:20
Detaje nga operacioni 'Dinari serb'

 Në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën Veriore, me ç’ rast është kontrolluar një kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat, ka njoftuar policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim: 152,290.00 Dinar (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb) 4580€ (katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë euro) dhe 940 CHF (Nëntëqind e dyzet franga zvicerane)”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)