
Muja: Albin Kurti ka respekt maksimal për Institucionin e Presidentit

Sa i përket raporteve Vjosa Osmani – Albin Kurti, deputeti i LVV-së Armend Muja ka theksuar se kryeministri ka respekt maksimal për Institucionin e Presidentit dhe nuk beson të ketë përkeqësim raportesh mes dyshes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se ka gjithmonë hapësirë për të diskutuar palët për “koordinim apo moskoordinim”.
“Presidenti është insitutucioni që duhet bërë përpjekje për të reprezentuar unitetin e vendit dhe në anën tjetër përpjekje dhe për të unifikuar aspekte të rëndësishme të shoqërisë. Kjo nënkupton që kohë pas kohe mund të ketë pikëpamje të ndryshme qoftë për ndonjë taktik apo strategji, por është e rëndësishme që në kuadër të raporteve për aq sa e di unë dhe e di nga z.Kurti ekziston një nivel maskimal për institucionin e Presidentit dhe besoj që kjo duhet të vazhdojë”, tha Muja.
“Por nuk shoh ndonjë pengesë apo përkeqësim në raporte siç dëshirohet të portretizohet”, tha deputeti Muja.
(Kosova Sot Online)