Moti jo stabil edhe sot, diell dhe rrebeshe shiu

  • 30 May 2024 - 07:34
Moti jo stabil edhe sot, diell dhe rrebeshe shiu

Megjithë intervaleve me diell, ditën e enjtë, rrebeshe e bubullima, mund të zhvillohen që nga orët e paradites, së pari në perëndim të vendit, e më pas të shtrihen edhe në pjesë tjera, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lokalisht nuk duhet përjashtuar mundësi për reshje më intensive shiu të shoqëruara edhe me breshër. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e premtë pritet mot më stabil, me intervale më të gjata me diell, e rrebeshet e shiu mbetet më të izoluara përreth zonave malore. Temperaturat shënojnë rritje deri në fundjavë, në 27C e 28C.Ndonjë rrebesh shiu mund të paraqitet pasditën e së dieles.

(Kosova Sot Online )