
Prishtinë: Gala Koncert me 3 qershor, Rama tregon se cilët artistë do të performojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 3 Qershor, do të mbahet gala koncert për të festuar 25 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të performojnë Petrit Çarkaxhiu, Vesa Luma, Vullnet Sefaja dhe Yll Limani.
”Kanga jonë, Për ty Prishtinë” – Gala Koncert me 3 Qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet. Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, ka shkruar Rama.
(Kosova Sot Online)