
Kaq shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani nga 2019-ta

Instituti GAP ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të Kosovës të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani që nga viti 2029 e deri në shtator të vitit 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.
GAP-i ka publikuar këto statistika duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në vitin 2019, të punësuar në sektorin e shëndetësisë në Gjermani janë 5,440 shtetas të Kosovës, në vitin 2020 janë 6,043, në vitin 2021 janë punësuar 6,946, në vitin 2022 janë punësuar 8,060 ndërkaq deri në shtator 2023 janë punësuar 9,091.
(Kosova Sot Online)