Prishtinë: Një person raporton në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur pesë krerë gjedhë

  • E.k /
  • 30 May 2024 - 11:54
 Prishtinë: Një person raporton në Polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur pesë krerë gjedhë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se disa persona të panjohur ia kanë vjedhur pesë krerë gjedhë me vlerë të konsiderueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti po hetohet.

“VJEDHJE – Prishtinë 29.05.2024-07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur pesë krerë gjedhë me vlerë të konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.”

(Kosova Sot Online)