Lexoni edhe:
Asambleja Parlamentare NATO-s me pranimin e Kosovës i dha Serbisë fashiste grushtin më të rëndë vdekjeprurës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar kryetarin e ri të Ulqinit, Genci Nimanbegu.
Ai ka thënë se Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për të përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror, transmeton "Kosova Sot Online "
Kurti ka shtuar se Nimanbegu ka përvojë të gjatë në politikë.
“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme. Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist! Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu.
(Kosova Sot Online )