Tentoi të vetëdigjet me benzinë në afërsi të Farkës, 63-vjeçari përfundon në spital

  • E.k /
  • 30 May 2024 - 15:26
Tentoi të vetëdigjet me benzinë në afërsi të Farkës, 63-vjeçari përfundon në spital

Një 63-vjeçar tentoi të vetëdigjet sot në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peroni në fjalë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.

Njoftimi i policisë

“Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)