Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Podujevë

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 16:41
Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Podujevë

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraqë të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar dy persona,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)