'Tërbohen' sorrat, sulmojnë qytetarët në Prishtinë
Si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet e sorrave, 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.
E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve.
Nga fundi i muajit prill deri në mes të qershorit, sorrat janë më agresive kur mbrojnë zogjtë e tyre.
(Kosova Sot Online)