Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 07:48
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Sot moti në Kosovë do të jetë me vranësira dhe intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sot mund të ketë edhe riga lokale shiu.

“Më shumë vransira kalojnë ditën e premtë mbi vend, megjithëse nuk mungojnë edhe intervale me diell. Riga lokale shiu mund të paraqiten orëve të para të ditës, e herë pas here përreth viseve malore gjatë ditës. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C. Temperaturat gjatë ditës shkojnë në 24C e 26C”, thuhet në njoftim.

“Përgjatë fundjave në vend parashihet të mbajë mot më i nxehtë, me kalime vransirash por edhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten të dielen pasdite, e me gjasë priten edhe ditën e hënë, që nga orët e para të ditës. Temperaturat shënojnë rritje deri në 28C e 29C në fundjavë, derisa të hënën pësojnë një rënie të përkohshme në 24C e 25C, për të shënuar rritje sërish ditën e martë, kur edhe mund mbretëroj mot me më shumë kthjellime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)