Gjakovë: Arrestohen tre burra, dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy femra

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 10:36
Gjakovë: Arrestohen tre burra, dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy femra

Policia e Kosovës ka ndaluar dje në orët e para të mëngjesit një automjet në Gjakovë, në të cilin ishin tre burra dhe dy gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

“DHUNIM – Gjakovë 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)