Himni i Kosovës intonohet në El Salvador, Vjosa Osmani publikon pamje

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 11:18
Himni i Kosovës intonohet në El Salvador,  Vjosa Osmani publikon pamje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar në El Salvador ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurumit të presidentit të rizgjedhur Nayib Bukele, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka publikuar një video nga arritja dhe pritja shtetërore që i është bërë në aeroportin e El Salvadorit, e ku është intonuar edhe himni i Republikës së Kosovës nga Garda presidenciale e El Salvadorit

“Me ftesë të Presidentit Nayib Bukele, unë do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Bukele dhe do të takohem me përfaqësues të tjerë të shtetit për të diskutuar qëllimin tonë të përbashkët për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)