U godit nga rrufeja, vdes 20-vjeçari në Maqedoninë e Veriut

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 11:48
U godit nga rrufeja, vdes 20-vjeçari në Maqedoninë e Veriut

Një 20-vjeçar nga fshati i Koxhalisë në Radovish të Maqedonisë së Veriut ka vdekur mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti ka ndodhur në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish.

“Rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)