Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë para rreth dy vjetësh

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 13:58
Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë para rreth dy vjetësh

Ka ndërruar jetë më 29 maj e moshuara që u keqtrajtua nga punëtoret e qendrës për të moshuar në Pejë ”Orenda”, Minire Nura, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë e ka bërë të ditur Meshar Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Në nëntor të vitit 2022, e moshuara ishte keqtrajtuar nga punëtoret e qendrës për të moshuar në Pejë ”Orenda”.

(Kosova Sot Online)