27-vjeçari bie nga çatia e banesës në Maliq

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 15:09
27-vjeçari bie nga çatia e banesës në Maliq

Një 27-vjeçar në fshatin Pirg, Maliq, banues në Pirg, ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve policore, i riu ka qenë duke rregulluar çatinë e banesës së një shtetasi, kur është rrëzuar aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime trupore.

Pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa, rasti është në hetime.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.05.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Pirg, Maliq, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Pirg, duke rregulluar çatinë e banesës së shtetasit R. Z., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga çatia dhe ka marrë dëmtime trupore. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa pronari i banesës, ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)