56-vjeçari ngacmon seksualisht dhe e kërcënon me një mjet prerës 34-vjeçaren në Tiranë

  • E.k /
  • 31 May 2024 - 15:42
56-vjeçari ngacmon seksualisht dhe e kërcënon me një mjet prerës 34-vjeçaren në Tiranë

Një 56-vjeçar, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Tiranës njofton se 56-vjeçari me iniciale R.K ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me thikë 34-vjeçaren te Parku i Liqenit Artifcial pranë një shkolle private.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i Policisë

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)