Zbardhen detaje nga takimi i Kurtit me Erdoganin

  • A.P /
  • 31 May 2024 - 16:03
Zbardhen detaje nga takimi i Kurtit me Erdoganin

Një prej mediave më të mëdha turke “Yeni Safak”, ka raportuar për vizitën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Ankara dhe takimin me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi me Kurtin siç shkruan kjo media turke, ka zgjatur 1 orë e 50 minuta dhe ka qenë e mbyllur për media.

Bashkë me Erdogan në takim kanë qenë zvëndëspresdienti Cevdet Yilmaz dhe ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler.


(Kosova Sot Online)