Erdogan: I mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

  • A.P /
  • 31 May 2024 - 17:30
Erdogan: I mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar  se rritja e vëllimit të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duhet të shkojë nga 750 milionë dollaorë në mbi një miliard dollarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan duke folur për raportet tregtare ka thënë se dy vendet kanë potencial për të zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, përfshirë në industrinë e mbrojtjes. Ai ka folur edhe për raportet Kosovë -Serbi duke konstatuar se ka zbutje.

“Është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje” thuhet në komunikatë.

Po ashtu Erdogan në takimin me Albin Kurtin ka potencuar edhe “mbështetjen aktive që duhet t’i jepet Palestinës”.

(Kosova Sot Online)