Ministri dhe komandanti i FSK-së vizitojnë ‘Sistemet Ajrore pa Pilot’
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe gjeneral brigade, Ilir Qeriqi vizituan njësinë Sistemet Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Delegacioni fillimisht është informuar nga lidershipi i njësisë të cilët i njoftuan me kapacitetet, aktivitetet, të arriturat dhe gatishmërinë për t’i realizuar të gjitha aktivitetet në kuadër të misionit të tyre.
Maqedonci dhe Jashari përgëzuan stafin e njësisë së SAPP për angazhimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të tyre. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij kapaciteti bazuar në objektivat MM-së dhe FSK-së.
(Kosova Sot Online)