Dogana e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 31 May 2024 - 19:25
Dogana e Kosovës del me njoftim

Njësitë e Doganës duke u bazuar në profilin e analizës së riskut kanë selektuar për kontroll detal një dërgesë e cila ka rezultuar me gjetjen e mallrave të padeklaruara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të dërgesës zyrtarët kanë hasur në mallra të padeklaruara si pjesë për automjete, ambalazhe nga PVC për paketim, çaj për dobësim, mallra me marka të mbrojtura etj.

“Me ketë rast është shkaktuar kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK), si dhe është ngritur kundërvajtje doganore për mos deklarim të saktë të mallrave, gjithashtu rasti është proceduar tutje me rastin e shkeljes se Ligjit për masat doganore për mbrojtën e të drejtës për pronësi intelektuale”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut.

(Kosova Sot Online)