
Ziadeh: Hapja e Urës së Ibrit për vetura të zgjidhet me dialog

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka bërë thirrje që të evitohen hapat e njëanshme për sa i përket hapjes së Urës së Ibrit për vetura.
Ajo tha se kjo çështje duhet që të zgjidhet në dialog.
“PSSP Ziadeh përsërit se veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, të rrezikojnë stabilitetin dhe të minojnë besimin midis komuniteteve duhet të shmangen. Çështjet e pazgjidhura, përfshirë. planet për të rihapur urën e Ibrit të Mitrovicës për automjete, që do të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)