Ja numri i kosovarëve që janë të punësuar në sektorin e ndërtimtarisë në Gjermani

  • A.P /
  • 31 May 2024 - 20:47
 Ja numri i kosovarëve që janë të punësuar në sektorin e ndërtimtarisë në Gjermani

Instituti GAP ka publikuar disa të dhëna për numrin e kosovarëve që janë punësuar në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë dhe në Gjermani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto të dhëna janë që nga viti 2019 e deri në shtator të vitit 2023.

Vitin e kaluar deri në shtator numri i të punësuarve nga Kosova në Gjermani ishte 33 mijë e 380.

Në vitin 2022 ky numër ishte më i vogël, gjithsej 30 mijë e 712 kosovar.

(Kosova Sot Online)