Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve

  • E.k /
  • 01 June 2024 - 09:54
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim, Osmani ka thënë se kanë folur për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcmimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)