
Prishtinë: E mori veturën në një autosallon dhe nuk e ktheu, Policia arreston shtetasen e Suedisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Suedisë në Prishtinë, pasi e njëjta më 27 maj të këtij viti ka marrë një veturë në një autosallon dhe më nuk e ka kthyer, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Veternik, Prishtinë 29.05.2024 – 15:00. Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë, pasi që e njëjta me 27.05.2024 në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore dhe nuk ia ka kthyer. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)