
Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e heroit Afrim Bunjaku, në një nga libraritë e kryeqytetit për nder të Ditës së Fëmijëve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo me këtë rast ka uruar fëmijët për festën e tyre.
“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani në Facebook.
(Kosova Sot Online)